Neymar Junior kishte mundësi të artë që para se të shkëlqejë te Santosi dhe më pas të transferohet te Barcelona, të rritet në Madrid dhe të krijojë një karrierë në “Santiago Bernabeu”.
Si fëmijë, ai kishte shkuar në Madrid, pasi Reali e kishte kërkuar dhe po tentonte që të nënshkruante me njërin prej talenteve më të mëdhenj atë kohë.
Ai ishte testuar për një kohë te Los Blancos, por kur erdhi momenti për të qëndruar dhe për të nënshkruar me Realin, ai nuk deshi dhe u kthye në Brazil për të shkëlqyer me Santosin, e më pas u rikthyer në Evropë për të bërë histori me Barcelonën.