Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Radio Dukagjini”, ish-sulmuesi i Kombëtares Armando Sadiku kujtoi premtimin që i kishte bërë të atit në fëmijëri. Ai arriti ta përmbushte në verën e vitit 2016.
Sadiku tregoi se i kishte thënë babait se do të luante për Kombëtaren dhe se Shqipëria do të kualifikohej në një Botëror ose Europian. Kur mori ftesën, u emocionua shumë dhe ia dërgoi menjëherë të atit mesazhin. Sipas tij, asnjëri prej tyre nuk e kishte besuar se do të luante me Shqipërinë; për të, ishte një ëndërr e realizuar.
Të lidhura
None found
Futbollisti nga Elbasani debutoi me fanellën e Shqipërisë më 29 shkurt të vitit 2012, në ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë, të luajtur në transfertë. Për 35-vjeçarin, çasti më i rëndësishëm ishte goli që i dha fitoren Shqipërisë ndaj Rumanisë në fazën e grupeve të “EURO 2016”.







