Avianca Flight 52 i njohur ndryshe si Avianca Flight 052 ishte një fluturim i planifikuar rregullisht nga Bogota, Kolumbi, për në Neë York City, Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet Medellin, Kolumbi.
Mjegulla e dendur dhe prezenca e shiut, solli rrëzimin e avionit me 149 pasagjer ku 73 prej tyre mbetën të vdekur.
Avioni ishte nisur nga Kolumbia atë pasdite me më shumë se 12,000 gallon karburant, por duke qenë se aeroportet lokale kishin një bllokim trafikur për shkak të prezencës së tepërt të mjegullës, pati disa bllokime dhe ndalesa në ajër. Ai kishte tentuar të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar JFK, por humbi dhe po rrotullohej për herë të fundit.
Momenti i rrëzimit nuk u kuptua nga pasagjerët pasi atyre iu shfaq një film i Sean Connery-t dhe hëngrën vaktin e tyre gjatë fluturimit (pulë dhe troftë në klasën e parë, raportoi New York Times).
Minuta pas orës 21:30 më 25 janar 1990, kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin e radarit me Fluturimin 52. Pa paralajmërim nga kabina, avioni preu majat e disa pemëve, më pas u përplas në një kodër në Cove Neck.
Pasagjerët në të gjithë aeroplanin varionin nga mosha nga 4 muaj deri në 77 vjeç.
Disa të mbijetuar u evakuuan me helikopter nga vendi i ngjarjes. 73 Trupat e pasagjerëve të vdekur ishin të mbuluar me batanije./albeu.com/