Vijojnë zhdukjet e njerëzve në Shqipëri, babai në Elbasan denoncon “humbjen” e të birit

Një person rezulton të jetë zhdukur në Elbasan. Denoncimi në policinë e Elbasanit është bërë nga babai i personit të zhdukur.

Sipas policisë me datë 24 janar K. J., 75 vjeç, ka kallëzuar se djali i tij, A. J., 50 vjeç banues në Elbasan, është larguar nga banesa.

Ndërkohë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/