DETAJET/ Vuçiç do vritej me snajper! Kush është bosi mafioz që do “i jepte fund” presidentit serb (FOTO LAJM)

Një atentat dështoi ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Bosi mafioz nga Kotorri, Radoje Zvicer është organizatori i atentatit ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Sipas mediave serbe, krimineli famëkeq malazez kishte shkuar në Beograd për të ndjekur nga afër “punën” duke kërkuar edhe mbështetjen logjistike të disa personave të tjerë me influencë në botën e krimit në rajon.

Atenati ishte parashikuar që të kryehej në muajin shkurt, e për eliminimin fizik të kreut të shtetit serb do të përdorej një snajper. Më pas arma do të çmontohej për të mos iu lënë asnjë gjurmë, duke e bërë më të vështirë ndjekjen e tyre.

Alarmi për atentatin u lëshua më 14 janar nga strukturat e Europol që njoftuan Ministrinë e Brendshme të Serbisë, ndërsa lajmi u bë publik disa ditë më pas nga ministri Aleksandër Vulin. Ai bëri me dije dhe emrin e personit të ngarkuar me “detyrën” duke shtuar se urdhëruesi i vrasjes është presidenti malaez Milo Gjukanoviç. E gjitha për t’u hakmarrë ndaj Vuçiç që ka mbështetur sërbët e Malit të Zi./albeu.com/