Sporti shqiptar në zi, shuhet nga jeta ish-kampioni (FOTO LAJM)

Shuhet nga jeta Tomi Stefanllari, ish-atleti i garave të shpejtësisë, trajneri që zbuloi në qytetin e Korçës kampionë. Tomi Stefanllari është historia e atletikës shqiptare, ishte një prej atletëve më të mirë në të gjithë historinë e garave 100 dhe 200 metër.

Stefanllari ka qënë kampion në këto dy disiplina, në një periudhë kur Shqipëria kishte mjaft atletë të njohur. Në kohën kur ai ishte trajner zbuloi talente të cilët më pas u bënë kampionë si Kristaq Lipe, Kastriot Sulçe dhe Alma Thano.

Atletët në fjalë i dhuruan shumë trofe Skënderbeut. Në periudhën kur Stefanllari ishte inspektor e kryetrajner i atletikës së bashku me shumë figura të njohura të kohës, solli disa metoda të reja stërvitore në vendin tonë të cilat nuk ishin praktikuar më parë.

Vitet e fundit ai së bashku me familjen kishin jetuar në SHBA./ h.ll/albeu.com

 

Shtuar 24.01.2022 10:56