VMRO-DPMNE: Jo qeveri teknike para zgjedhjeve në Maqedoni

VMRO-DPMNE ka propozuar që më mos ketë qeveri teknike para zgjedhjeve parlamentare. Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE tha se do të propozojnë zgjidhje ligjore që të kthehet funksionimi i modelit për zgjedhje si para vitit 2016.

“Propozim-ligji për zgjedhjet parlamentare i  propozuar nga  VMRO-DPMNE-ja, i referohet fshirjes së nëntë pikave nga ligji ekzistues për qeverinë teknike, me atë ndryshim  do të kthehet modeli i funksionimit të  zgjedhjeve parlamentare ose zgjedhje të parakohshme parlamentare para vitit 2016”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski.

Në lidhje me një njësi zgjedhore, Arsovski tha se janë të gatshëm të bisedojnë për këtë çështje dhe se kanë “synime të ndershme”.

“Ne paralajmëruam se  do ta dorëzojmë projektligjin për zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbahen me çdo kusht, çfarëdo që të imagjinojnë atje në LSDM, populli nuk i dëshiron më. Në atë projektligj që do ta propozojmë dhe e paralajmëroi kryetari Mickoski do të fshihen rreth nëntë pika të ligjit që i referohen qeverisë teknike që patëm rastin të shohim se në çfarë parimi funksionon në vitet para zgjedhjeve.  Për këtë çështje, pasojat që do të dalin nga ai projektligj do të jenë rikthimi në modelin e funksionimit të zgjedhjeve parlamentare apo zgjedhjeve të parakohshme parlamentare para vitit 2016, të cilat nëse mendojnë se janë kaq të sigurt në fitore, mund ta pranojnë dhe votojnë”, tha  Arsovski./albeu.com/


Shtuar 22.01.2022 16:12