Një person ka qëlluar me armë zjari drejt një lokali në pronësi të shtasit N.D për motive të dobëta.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet K.K është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Qëlloi me armë zjarri për motive të dobëta në drejtim të një lokali, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.
Më datë 21.01.2022, rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, shtetasi K. K. ,për motive të dobta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit N. D.
Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. /albeu.com/