“Ti je hipokrit dhe burracak”, debat i fortë mes Einxhel dhe Donaldit

Fakti që Beatrix zgjodhi Egzonën në zinxhirin e shpëtimit dhe jo Dagzin dhe largimin e Dagzit, solli reagimin e ashpër të Einxhel.

Ajo e ka akuzuar Donaldin për dyfytyrësi, pasi e ka konsideruar Dagzin shok dhe në fund e largoi nga shtëpia.

Ndërsa Donaldi i tha se po bën viktimën dhe se është absurde mënyra se si po sillet.

Einxhel: Ishte një gjest i ulët, burracak. Ti bën gjithçka vetëm për të fituar.

Donald: Mendoj se është absurde t’i kërkosh Triksës pse nuk zgjidhe Dagzin, kur ajo nuk më zgjodhi as mua. Bën viktimën, shfrytëzim i situatës, jam ai që kam shpëtuar Dagzin dhe Einxhelin, ke mbrojt të drejtat e tua.

Einxhel: Do që të zihem me të? Tentativa e Donaldit për t’u zënë me Ilirin ka qenë më para.

Donald: Ti do ofendosh se nuk je njeri me logjikë.

Einxhel: Je shumë i shpifur.

Donald: Nuk më duket logjikë t’i kërkosh Triksës pse nuk rri me Egzonën.

Shtuar 21.01.2022 21:51