Komisioni i Ligjeve edhe pse në fushatë zgjedhore ka zhvilluar mbledhjen e tij. Një takim i veçantë pasi këtij komisioni i mungonte socialisti Bashkim Fino,i cili u nda nga jeta pas humbjes së betejës me koronavirusin.
Në fillim të mbledhjes, kryekomisioneri Ulsi Manja që në fillim të nisjes së mbledhjes ka mbajtur një fjalë prekëse për mungesën e kolegut të tij socialist. Në mungesë që të mbahej një minutë heshtje pasi ndodheshin në komunikim virtual për shkak të masave ndaj Covid-19, u transmetua një video me imazhet e Finos.
“Sot në këtë mbledhje Komisioni mungon njëri prej nesh, një njeri i pazëvendësueshëm për të gjithë kontributin e tij në vitet e vështira të Shqipërisë por edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe posaçërisht anëtar i Komisionit të Ligjeve. Mungon Bashkim Fino. Fino, në radhë të parë i mungon familjarëve të tij, por sigurisht edhe miqve edhe ne kolegëve. Unë jam i bindur që Bashkimi është bashkë me ne, mbase na vëzhgon nga lart, na kritikon ne kolegëve të tij që të ecim më shpejt, jam i bindur që do t’ja dalim edhe për Bashkimin”, tha Manja, i prekur tërësisht.