Për dashurinë, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj bëjnë tatuazh të dy bashkë (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi është treguar gjithmonë shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto ose video-momente nga përditshmëria duke ndarë me ndjekësit rutinën e saj.

Jonida është e apasionuar pas tatuazheve dhe ka disa të tillë në trupin e saj dhe madje ajo dhe i dashur i saj Romeo bënë një tatuazh të përbashkët para se lidhja e tyre të kalonte nje krizë dhe pas ndarjess njëri prej tyre tregoj se po modifikonte tatuazhin.

Së fundmi dyshja ka shtuar dhe një të ri, Jonida për dashurinë dhe urrejtjen. Ajo ka realizuar një tatuazh që ka dy lexime: “Hate, Love” (Urrejtje, dashuri).

Në të njëjtën ditë dhe vend edhe Romeo ka bërë një tatuazh por e ka lënë atë të fshehtë.

Pas ribashkimit Romeo dhe Jonida kanë vendosur mos të fshihen më./albeu.com/


Shtuar 19.05.2020 06:54