Vunë në rrezik jetën e punonjësve të policisë pas gjobës, arrestohen 3 persona në Lezhë

Policia në Lezhë ka vënë në pranga tre qytetarë për kundërshtim me forcë të punonjësve të policisë. Bëhet e ditur se të arrestuarit janë  A. N., 35 vjeç, A. N., 35 vjeç dhe A. F., 28 vjeç, banues në Lezhë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcës “Shqiponja”, pasi janë gjobitur për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.

Punonjësit e Policisë i kanë dhënë urdhër për lëvizjen e mjetit, por tre të arrestuarit kanë kundërshtuar dhe kanë tentuar ta kthejnë mjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar punonjësit e Policisë dhe mjetet e tjera.

Po ashtu njoftohet se Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë N. Ll., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, në masën 1.37 mg/l. Gjithashtu u arrestua në flagrancë A. N., 18 vjeç, banues në Rrëshen pasi u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi. /albeu.com


Shtuar 16.01.2022 16:27