Instagram po kërkon mënyra për t’u dhënë diçka të re përdoruesve të tij, por ndoshta ndryshimi i ri që po vjen mund t’i ngatërrojë pak ata. Kompania në pronësi të Meta, njoftoi se po shqyrtonte ndryshimin e mënyrës se si përdoruesit i shohin Story-t por pa dhënë shumë detaje.
Tani, për të parë një story duhet të përdorni lëvizjen vertikale, një veçori që duket mjaft e ngjashme me TikTok-un. Përdoruesit e Instagramit nga Brazili dhe Turqia raportojnë se Story-t nuk funksionojnë duke i kaluar djathtas dhe majtas, por me lëvizje vertikale.
Instagram nuk ka njoftuar se kur funksioni do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. Me këtë ndryshim të ri, përdoruesit nëpërmjet lëvizjes vertikale mund të kalojnë te postimi i një tjetër përdoruesi ndërsa horizontalisht do të vazhdojnë të shikojnë story-t nga i njëjti përdorues.
Në dhjetor, Instagram po testonte gjithashtu dhe videot 60 sekondëshe ndryshe nga 15 sekonda që është limiti aktual. Ndërsa përdoruesit tashmë mund të postojnë video deri në 1 minutë në Instagram Stories, ato segmentohen në katër video nga 15 sekonda secila.