Miratohet rregullorja e Këshillit Kombëtar të PD-së, zëvendësohen anëtarët që mbështetën Berishën

Partia Demokratike ka miratuar në parim rregulloren e brendshme të Këshillit Kombëtar. Mësohet se rregullorja e re parashikon zëvendësimi i mbi 200 anëtarëve të Këshillit Kombëtar, të cilët mbështetën Sali Berishën.

Në rregulloren e re, mungesa, pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, në tre mbledhje radhazi, i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, përbën shkak për zëvendësimin e tij me listën vijuese të anëtarëve të votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë.

Konstatimi i mbarimit të mandatit për shkak të mungesave në mbledhje pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, bëhet me vendim të Kryesisë së Partisë, pas raportimit me shkrim të Sekretarit të Përgjithshëm.

KËTU gjeni rregulloren e re./albeu.com

 

 

 


Shtuar 15.01.2022 18:07