BE reagon pas shembjes së Teatrit: Nuk ishte kjo ajo që kërkuam

Lidhur me situatën e trazuar në vend si pasojë e prishjes së Teatrit Kombëtar, ka reaguar dhe Bashkimi Europia.

Sipas BE, vendimi për shembjen e Teatrit erdhi në një kohë kur kërkohej dialog mes palëve dhe jo kjo që po ndodh.

Me anë të deklaratave në Twitter, BE bën thirrje se palët duhet të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Reagimi

Që në orët e oara të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzim të situatës.

Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse dhe vendore./albeu.com/


Shtuar 17.05.2020 10:07