Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook dy foto me një të ri shqiptar që jeton në Florida. Ai aktualisht shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman” që ndodhet në një stërvitje në ujërat e territorit shqiptar.
“Me Albin, durrsakun e lindur në Florida, që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, i cili thotë, “Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe”, shkruan Rama./albeu.com