Përfshihet nga flakët një bujtinë në Reç (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Reç të Shkodrës, është përfshirë nga flakët një bujtinë.

Mësohet se nga zjarri nuk ka persona të lënduar ndërsa shkaku dyshohet shkëndija elektrike.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, jemi njoftuar në sallën operative nga shtetasi Xh. M., se në lokalin e tij të quajtur “Bujtina” në fshatin Reç, Bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr.

Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 14.01.2022 20:06