Kukësi tenton një lëvizje të bujshme në merkato. Panorama Sport shkruan se verilindorët kanë hedhur hapin e parë për sulmuesin Sebastian Giovinco.
Ish-lojtari i Juventusit dhe Italisë, i cili ka luajtur për disa sezone në MLS me Toronton, është pa ekip për momentin.
Te Kukësi kanë shfrytëzuar njohjen e trajnerit Diego Longo me Giovincon, me të cilin ka punuar tek Al Hilal në Arabinë Saudite.
Gazeta e cituar më lart shkruan se Longo e ka pyetur për mundësinë e kalimit në Abissnet Superiore dhe ka shpresa, pasi Giovinco nuk ka thënë jo me të parën.
Sigurisht nuk do të jetë e lehtë për ta marrë Giovincon, i cili ka një karrierë të pasur dhe ka shumë klube që mund t’i ofrojnë shumë më shumë se Kukësin në aspektin financiar. / h.ll/albeu.com