3 ekipe në garë për Pogba

Aventura e Paul Pogba me Manchester United duket se ka arritur në fund.

Mesfushori francez nuk ka ndërmend të rinovojë me ‘Djajtë e Kuq’ dhe në verë, në transfertë të lirë, do të jetë një nga pjesët e çmuara në treg.

Siç raporton ‘Mirror’, janë tre skuadra të gatshme për të luftuar për francezin, Juventus, Real Madrid dhe PSG.

Lojtari do të preferonte të vishte fanellën e Realit shkruajnë mediat spanjolle./h.ll/albeu.com


Shtuar 9.01.2022 19:35