Kur një lidhje përfundon, ti nuk pret të dëgjosh nga ish-i. Të paktën për ca kohë të mira jo. Krejt papritur, ndodh që zgjohesh një ditë dhe merr prej tij një email, një mesazh apo një kërkesë për miqësi. Çfarë dreqin kërkon tani? Nëse shenjat e tij përkojnë me sjelljet më poshtë, me shumë gjasa do thjesht një rikthim!
1. Po përpiqen t’ju njohin sërish
Jo çdo mesazh i shkruar është një shenjë që tregon dëshirën për rikthim. Mund edhe thjesht t’ju flasin për t’ju përshëndetur dhe kaq, por nëse mesazhet shpeshtohen dhe ata po rikujtojnë gjëra, kjo tregon se duan diçka më tepër.
2. Janë ata që fillojnë bisedën dhe përfshihen 100% në të.
Jo vetëm që shkruajnë të parët, por përgjigjen brenda sekondit si për të treguar që janë gati të investojnë në marrëdhënie!
3. Ju tregojnë vazhdimisht se si shkojnë gjërat në jetën e tyre
Nëse komunikimi juaj fillon të bëhet intim, do të thotë se po përpiqet të përfshihet në mënyrë romantike me ju.
4. Të pyet për jetën personale
Krejt papritur, ish-i do të dijë nëse po del me dikë apo je lidhur.
5. Bëhen xhelozë
Ai thotë se do të jetë thjesht shoku yt, por nuk rri dot pa të përmendur like-et në foton e fundit apo takimin e rastësishëm që patët në bar para disa ditësh.
6. Janë gjithmonë të pranishëm në rrjete sociale
Çdo foto e juaja ka pëlqimin e tij, ka një përgjigje për çdo story që ti hedh, etj, etj. Do me çdo kush të të tregojë që je në mendjen e tij.
7. Fillon të të sjellë kujtimet e së shkuarës
Ato të më të bukurat, që ti të bëhesh nostalgjike. Kujdes!
8. Duan të diskutojnë çfarë ndodhi
Ndoshta u kujtuan pak vonë, por tani kërkojnë të zbulojnë ç’ndodhi me lidhjen tuaj që nuk funksionoi.
9. Premtojnë se janë gati të marrin përgjegjësi
Ndoshta është rritur dhe qëllimet e tij janë të pastra kësaj here.
10. Kërkojnë falje!
Sepse kanë kuptuar gabimin dhe sa shumë ju lënduan. Kjo tregon se ju kanë patur në mendje dhe kanë reflektuar./Bustle