Asambleja e Ligës së Futbollit në Itali: Kapaciteti maksimal me 5000 tifozë në stadium

Asambleja e Ligës së Futbollit, e thirrur me urgjencë për t’u marrë me emergjencën e Covid, ka vendosur që për ditët e 16 dhe 23 janarit, maksimumi pesë mijë persona do të mund të ndjekin ndeshjet e Serisë A në stadium.

Për turneun e kampionatit më 9 janar, si dhe për Superkupën e Italisë mes Interit dhe Juventusit, kapaciteti i stadiumeve do të ulet sërish në 50%.

Seria A nuk i mbyll dyert për tifozët, por pothuajse.

Një vendim u miratua unanimisht me një rezolutë që nga data 16 janar, për dy turne me 5 mijë spektatorë, frekuentimi maksimal në stadiume për të luftuar urgjencën Covid.

Në këto raste sektorët e mysafirëve do të mbyllen./ h.ll/albeu.com