Gruaja më e vjetër në Spanjë, 113-vjeçare, ka mposhtur koronavirusin.
Maria Branyas u diagnostikua me Covid-19 pasi vendi u përfshi nga epidemia në mars. Por pas disa javësh në izolim, zonja Branyas u shërua, megjithëse pati vetëm simptoma të buta.
Jetëgjatësia e saj do të thotë se ajo ka jetuar përmes dy Luftrave Botërore, pandemisë së gripit spanjoll të vitit 1918-19, Luftës Civile Spanjolle 1936-39, dhe koronavirusit.
“Tani ajo është mirë, është e mrekullueshme, ajo dëshiron të flasë, të shpjegojë, t’i tregojë reflektimet e saj, është përsëri ajo”, ka shkruar në Tëitter e bija.
Lindur në Meksikë në vitin 1907, ajo u zhvendos në veri në San Francisko dy vjet më vonë dhe arriti në provincën katalanase të Girona gjatë Luftës së Parë Botërore me babanë e saj gazetar spanjoll.
Ajo rriti tre fëmijë – njëri prej të cilëve kohët e fundit u mbushi 86 vjeç – ka 11 nipër e mbesa – prej të cilëve janë 60 vjeç – dhe 13 stër-nipër e stër-mbesa.
Ajo ka jetuar për dy dekada në një shtëpi të kujdesit në qytetin Olot.
Duke folur për La Vanguardia vitin e kaluar, ajo tha: “Unë nuk kam bërë asgjë, por jetoj“.