Barcelona ka konfirmuar ditën e sotme me anë të një komunikate se mbrojtësi, Ronald Araujo ka pësuar një frakturë dhe do të operohet ditën e premte. Mbrojtësi pritet të mungojë për rreth 4-6 javë.
Barcelona njofton: “Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni nesër të premten nga Dr. Xavier Mir nën mbikëqyerjen e shërbimeve mjekësore të klubiy. Pas përfundimit të kësaj ndërhyrjeje do të jepet një deklaratë e re”.
Uruguajani ishte titullar në ndeshjen e Kupes së Mbretit ndaj Linares ku luajti vetëm një pjesë lojë duke u zëvendësuar më pas nga Gerard Pique. r.t/albeu.com