Superkupa, merkato, rinovime dhe financime, Zhang drejt Milanos

Pritja po përfundon, Interi do të mirëpresë në qytet Steven Zhang.Numri një i Nerazzurrëve do të jetë në San Siro për finalen e Superkupës së Italisë kundërJuventusit, të planifikuar për 12 janar , me synimin për të ngritur trofeun e tij të dytë pas Scudetto-s që fitoi sezonin e kaluar.

Ka mundësi që Zhang të qëndrojë në Milano deri më 31 janar, ose deri në fund të merkatos, por siç thuhet në La Gazzetta dello Sport, nuk mund të përjashtohet qëndrimi i tij deri në super-ndeshjen e Champions League kundërLiverpool më 12 shkurt.

Superkupa dhe tregu i transferimeve janë dy temat më të nxehta rreth të cilave rrotullohet rikthimi i Zhang në Itali, por jo vetëm: dy objektivat e tjerë janë planifikimi i merkatos së qershorit dhe zhbllokimi i disa rinovimeve, duke filluar me atë të Brozovic  dhe të gjithë drejtuesve.

Do të jetë gjithashtu një mundësi e mirë për t’u takuar dhe për të kaluar kohë me Inzaghin, pas përshëndetjes së shkurtër në verë. Madje, do të ketë vend edhe për të përcaktuar manovrat e fundit për obligacionin e ri 400 milionë euro. / h.ll/albeu.com

 


Shtuar 4.01.2022 21:54