Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me situatën brenda PD, pas përplasjeve mes Bashës e Berishës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, gazetari ka shpjeguar mënyrën se si mbrohet ligjerisht Basha nga Garda e Republikës.
Hoxha thotë se garda ka për detyrë vetëm mbrojtjen fizike të Bashës dhe sipas tij nuk mund t’I ndalojë demokratët të hyjnë në PD.
Gazetari shton se demokratët nuk do i ndalojë garda të hyjnë në seli, por sipas tij nëse kjo ndodh, do të bëhet nga persona civil të kontraktuar nga vetë Basha.
Reagimi i Artan Hoxhës
Per demokratet qe duan te shkojne te selia e PD-se neser ose ne ditet ne vijim… Nese u pengon kush, nuk jane Garda e Republikes, jane “gardiste” te selise… Kryetarit ne detyre te PD-se, Lulzim Basha, Garda e Republikes, i ka vendosur 2 truproja, aq sa mbante dhe Rama kur ishte kreu i PS ne opozite, ose sa mban sot dhe kryetari i bashkise se Tiranes. Por per shkak te ngjarjes se 13 dhjetorit 2021, kur Berisha dhe nje grup mbeshtetesish te tij hyne brenda ne seline e PD, shoqeruesi kryesor i Bashes, i ka bere nje raport Gardes. Ne kete raport i behet e ditur Gardes se Republikes, se ka informacion per kercenim fizik te Bashes dhe se dy truprojat e tij nuk e perballojne dot situaten. Ne keto kushte, Garda e Republikes i ka vendosur zotit Basha dhe 2 shoqerues shtese. Pra sot, Basha ka 4 shoqerues te Gardes, por jo mjet shoqerimi nga Garda. Efektivat e Gardes, kane detyre te mbrojne fizikisht vetem Bashen, jo te mbrojne seline e PD-se nga militantet. Keshtu qe çdo demokrat, qe kerkon te futet ne seline e PD, te hy qetesisht sepse 4 oficeret e Gardes, nuk kane detyre te pengojne askend… Nese dikush i pengon te futen ne seli, ata nuk jane punonjes te Gardes se Republikes, por truproja civile, qe jane thirrur nga jashte apo brenda vendit privatisht./albeu.com/