Posteri i protestës së 8 janar që është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha është bërë publik.
Slogani i protestës është: “Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”.
Në poster thuhet se protesta do të zhvillohet të shtunën, në orën 12:00, para selisë blu.
Kujojmë se Sali Berisha i ka dhënë afat kreut demokrat Lulzim Basha deri më 5 janar për të liruar selinë dhe për të dorëzuar detyrat e kryedemokratit. Në të kundërt, Berisha ka paralajmëruar se do të nxjerrin me forcë.
Basha ka reaguar vetëm një herë në lidhje me këtë ultimatum, dhe është shprehur se “nuk i plas fare”.
Nga ana tjetër, vetëm pak ditë më parë, selia blu u fortifikua ndërsa dritaret u “veshën” blu me logon e partisë.