Zlatan Ibrahimovic nuk është përzgjedhur si “Lojtari më i mirë i Vitit në Suedi”. Vendin e tij e ka zënë mesfushori i RB Leipzig, Emil Forsberg.
Ibra e zuri vetëm vendin e dytë në garë për lojtarin më të mirë suedez për vitin 2021, një çmim që e kishte fituar 10 herë radhazi, nga viti 2007 deri më 2016.
40-vjeçari i ka ndihmuar Milanit të luftojë për titull në Serie A që prej se u kthye në San Siro në janar të vitit 2020 nga La Galaxy, duke i ndihmuar të përfundojë në vendi ne dytë në Serie A sezonin e kaluar dhe ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve pas një mungese shtatëvjeçare.
Ai i ka shënuar shtatë gola dhe dy asiste në 11 paraqitje në Serie A deri tani këtë sezon.
Kurse, Emil Forsberg ka shënuar gjashtë gola për Leipzig.
Ibrahimovic e ka fituar plot 12 herë çmimin “Lojtari më i Mirë Suedez i Vitit” gjatë karrierës së tij të bujshme. /albeu.com/