Nisin udhëtimet me traget drejt Barit, kategoritë që përfshihen

Nga dita e sotme do të nisin udhëtimet me traget për të gjithë ata qytetarë me shtetësi italiane ose shqiptarë që janë rezidentë në Itali.

Kompanitë e Trageteve në Durrës kanë njoftuar se udhëtimet do të kryhen vetëm në linjën Durrës-Bari.

“Duke filluar nga sot të gjithë pasagjerët me nënshtetësi italiane ose me leje qëndrimi në Itali mund të udhëtojnë vetëm nga Durrësi në Bari”, përfundon njoftimi.

Kujtojmë se tragetet ndërprenë lundrimet në datë 10 Mars, një ditë pas shfaqjes së rastit të parë me koronavirus në Shqipëri.


Shtuar 11.05.2020 11:31