Ministria e Shëndetësisë dorëzon dokumentet në SPAK pas akuzave nga PD për tenderat sekrete

Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dokumentet të cilësuara si sekrete nga opozita.

SPAK ka marrë në dorëzim materialet dhe do të bëjë vlerësimin e tyre, ndërsa Prokuroria e Posaçme kërkoi informacion nga Ministria e Shëndetësisë.

Tenderat e klasifikuar sekretë u bënë objekt përplasjes të forta mes Partisë Demokratike dhe institucionit të Shëndetësisë.

Opozita akuzoi ministren, Ogerta Manastirliun se po bënte përpjekje për të zhdukur provat dhe ka shkuar deri aty se i vuri zjarrin zyrës së prokurimeve në këtë institucion.

“Zjarri” që pretendonte PD fillimisht u tha nga Manastirliu se ishte një gënjeshtër e opozitës, ndërsa më thash u shpreh se ishte thjeshtë një incident që kishte ndodhur 26 ditë më parë.

PD reagoi sërisht dhe konfirmoi se zjarri kishte ndodhur vetëm 9 ditë pas denoncimit nga opozita.


Shtuar 11.05.2020 11:16