Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj ka realizuar së fundmi një Stand Up Comedy. Mes të tjerash ajo ka diskutuar temën e martesës.
“Meqë ra fjala, nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi më kanë inat, e kam seriozisht”, është shprehur ajo.
Kjo deklaratë është parë nga publiku si një thumbim për Arbana Osmanin. Arbana sot është partnerja e Eduardit me të cilin ka dhë një fëmijë. Kujtojmë se Eduard Grishajdhe Rudina Dembacaj kanë qenë të fejuar vite më parë.
“Qenka bërë nami me këtë batutë, pse nuk është e vertetë? Nejse, humor njerëz, për sqarime të mëtejshme, ju pres ne Stand up- in e rashës, Une dhe Burrat”, shkruan Rudina në Instagramin e saj ku e shoqëron me momentin kur ka thënë deklaratën.
View this post on Instagram