Dele Alli pritet të largohet nga Tottenham Hotspur pas shtatë viteve të kaluara tek kjo skuadër.
Mesfushori anglez nuk është më një lojtar i paprekshëm te Spurs dhe vlera e tij ka rënë jashtëzakonisht shumë në vitet e fundit.
Trajneri i ri i Tottenham, Antonio Conte nuk e ka në planet e tij dhe Spurs e kanë nxjerr në shitje mesfushorin anglez.
Sipas asaj që ka raportuar Eurosport, largimi i Dele Alli nga ‘Gjelat’ do të ndodh qysh në afatin kalimtar të janarit.
Dy skuadrat elitare angleze, Newcastle United e West Ham United janë në garë për Dele Alli, por ai ndiqet edhe nga Paris Saint Germain.
Gjithsesi dëshira e lojtarit është të qëndroj në Ligën Premier dhe skuadra favorite për t’i marrë shërbimet e tij po shihet Newcastle.
Spurs nga ana tjetër janë në pritje të një oferte prej 30 milionë euro për të hequr dorë nga mesfushori ofensivë.
25-vjeçari këtë edicion me fanellën e Spurs ka zhvilluar 16 ndeshje, ku ka realizuar dy gola dhe ka bërë një asistim.