Masa të reja për festat e fundvitit? Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme  për të lajmëruar nëse do të ketë masa të reja anti-Covid për festat e fundvitit.

Komiteti do të mblidhet në orën 10:00 për të komunikuar masat.

Kujtojmë se shumë vende të Europës kanë ndërmarrë masa të rrepta anti Covid, për shkak të përhapjes së variantit Omicron. Në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë rast me këtë variant.

Studimet kanë treguar se Omicron është më i butë, por frika mbetet pasi përhapet shumë shpejt dhe mund të çojë spitalet në kolaps./albeu.com