Keni dhimbje në pjesë të ndryshme të kokës? Ylli Merja zbulon shkaqet dhe mënyrat natyrale të kurimit

Dhimbjet e kokës mund të kurohen pa marrë qetësues. Ylli Merja, specialist i bimëve mjekësore u drejtohet praktikave natyrale dhe jo medikamenteve. Ai thotë se ilaçet e lënë aty problemin, thjesht e “mbulojnë” përkohësisht, ndërsa për të kuruar duhet zbuluar shkaku.

Nëse kemi dhimbje në pjesën e prapme, shpesh shkak është cervikalja, në lobin e përparëm duhet të dyshojmë për sinozit, në pulsim të anëve të kokës, problemi lidhet me ndonjë virozë.

Sipas Merjës, në fillim duhen pirë 2 gota ujë për të vërejtur nëse dhimbja vjen nga toksinat në kokë apo mungesa e duhur e lagështirës, ndërsa jep edhe sugjerime për kurimin e secilës duke besuar si përherë te çajërat qetësues e pastrues të organizmit.


Shtuar 22.12.2021 11:10