Reagon profesoresha Çeliku: Edhe ti mjeke e vockël shpejtë do duhet ta mësosh gjuhën shqipe

Profesoresha, Gjyla Çeliku ka reaguar ndaj mjekes maqedonase të si duket I pengon gjuha shqipe.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë:

Në shekullin e XXI të shprehish publikisht urrejtjen për qytetarin me të cilin ti bashkëjeton dhe me profesion je mjeke, kjo ndodh vetëm në Maqedoninë e Veriut.

Ti mjeke e vockēl pasi urren gjuhën tonë si shtetformues të këtij shteti, një Zot e di sa na urren si njerëz dhe sa dëme mund t’ju keshë shkaktuar shqipëtarëve?!

E di që një mikesha ime parukere më tregoi që për fëmjën e tretë e kishte trembur një mjeke që është me Down Syndrome kur kishte bërë kontrolla të shtatëzanisë, pastaj edhe në dy gjinekologe të tjera dhe spital privat e kishin vërtetuar që është krejt në rregull dhe sot djali është si më mirë.

Deri kur kështu? Apeloj deri te Ministria e Shëndetësisë të të hapin hetime dhe investigime sepse mllefi yt flet shumë për njerëzoren e prishur dhe nacionalitetin e egër ndaj shqiptarëve.

Të jesh mjeke dmth të jesh humaniste, jo nacionaliste.

Ty të pëlqen ose jo, ne jemi autokton dhe ti merr rrogë nga tatimet tona dhe të premtoj që shumë shpejt gjuhën shqipe do duhet ta mësosh edhe ti😉


Shtuar 7.05.2020 17:12