Pronarët e Man City blejnë klubin e nëntë (FOTO LAJM)

Kompania që ka në pronësi Manchester Cityn pritet të shtojë klubin e nëntë në listë, duke blerë klubin belg të kategorisë së dytë, Lommel SK.

“City Football Group”, ku shumicën e aksioneve i ka Abu Dhabi United, do të paguajë borxhet e Lommelit, që janë dy milionë euro.

Lommeli ishte i gjashti në kategorinë e dytë belge kur kampionati u ndërpre për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pos gjigantit të Premier Leagues, “City Football Group” ka në pronësi 100 për qind të aksioneve te Melbourne City dhe te Montevideo City Torque.

Kjo kompani ka po ashtu shumicën e aksioneve te New York City dhe Mumbay City, ndërsa ka 44,3 për qind të aksioneve te Girona.

CFG ka në pronësi 28 për qind të aksioneve te ekipi kinez Sichuan Jiuniu dhe një të pestën e aksioneve te klubi japonez, Yokohama Marinos.

Ky grup ka raportuar të ardhura vjetore prej 584 milionë funte në vitin 2018.


Shtuar 7.05.2020 17:01