Sot dita më e ftohtë, zbuloni kur moti merr kthesën e papritur

Ditët e fundit vendi ynë është ndikuar nga masa ajrore të ftohta në të gjithë vendin. Meteoroligia, Lajda Porja, për MCN ka thënë se kjo e sotmja është dita më e ftohtë ku temperaturat shënojnë vlerën -7 gradë celsius në zonën verilindore.

“Sot cilësohet si dita më e ftohtë në zonën verilindore, ku temperaturat shënojnë vlerën minus 7 dhe 8 gradë dhe pjesa tjetër e territorit 0, 1, apo 2 gradë. Nesër do ketë një rritje të lehtë të temperaturave, të premten dhe fundjava do ketë rritjen më të ndjeshme dhe zonat malore mbeten minus 2 apo 3. Vlera shumë më të pranueshme, këto tani janë masa të ftohta kontinentale. Janë tipike, mot të qëndrueshëm por të ftohta për shkak të natyrës që kanë këto masa të ftohta”

Më tej, ajo tregoi se duke filluar nga e premtja temperaturat do të rriten, duke zbutur kështu kushtet e motit dhe duke sjellë reshje të pakëta dëbore dhe shiu.

“Temperaturat do të jenë të ulëta, bora dhe ngricat do jenë prezentë në zonat malore. Në fakt nëse është intervali kohor nga 10 deri në 2 parametri i erës nuk do jetë problematik pasi shpejtësia nuk është e lartë, por në orët e vona të mbrëmjes dhe mëngjesi bën që i ftohti të ndjehet më shumë. Këto temperatura të ulëta pritet t’i përjetojmë deri të premten ku më pas do kemi ndryshim duke pasur një rritje të temperaturave, por më pas kthehen vranësirat. Kur flasim për reshje do të jenë të pakta flokë dëbore në zonat e thella pjesa tjetër e territorit me vranësira. E diela bën ndryshimin që sjell fuqizim të vranësirave dhe reshjeve dhe e hëna do të na gjejë me reshje shiu”, shprehet meteorologia.

Për të gjithë ju që doni të dini sesi do të jetë moti për Krishtlindje, Porja ka zbuluar se do të jetë i qëndrueshëm dhe e ka krahasuar me një ditë vjeshte në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore me borë./albeu.com

 

 


Shtuar 21.12.2021 13:08