Barcelona dëshiron të “heqë qafe” Philippe Coutinhon

Siç raporton The Mirror , Blaugrana ia ka ofruar mesfushorit brazilian si Tottenham dhe Newcastle përpara merkatos së janarit.

Në këtë pjesë të parë të sezonit, ish-lojtari i Inter-it dhe Liverpool-it grumbulloi vetëm 608 minuta në fushë, luajti në 16 paraqitje dhe shënoi dy gola.

Xavi do të donte të përpiqej ta rikuperonte, por në të njëjtën kohë lamtumira e tij e menjëhershme mund t’i lejojë Barçës të lehtësojë ndjeshëm shumën e pagave./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.12.2021 20:09