Kjaer: Punoj shumë që të rikthehem në fushë

Duke folur në mikrofonat e MilanTv , Simon Kjaer foli për kuqezinjtë dhe gjendjen e tij fizike.

“Jam mirë, fatkeqësisht kam pasur një dëmtim të rëndë. Do të duhet kohë dhe durim. Unë nuk jam një person që shkruaj shumë në rrjetet sociale. Jetën time e jetoj me familjen time por i falënderoj të gjithë për mesazhet. Kam një synim që është të kthehem dhe të punoj”.

Për vitin e tij 2021.

“Gjithçka mund të ndodhë në futboll. 2021 është një vit në të cilin kanë ndodhur shumë gjëra, çfarë ka ndodhur me Eriksenin, nominimi për Topin e Artë dhe dëmtimi i parë i rëndë në karrierë.

Në procesin e rikuperimit.

 “Punoj 6-7-8 orë në ditë. Vij në Milanello dhe më pas shkoj në shtëpi. Në të gjitha aspektet që mund të punoj, punoj. Duhet kohë por sa më shumë të bëj, aq më shumë mund të kthehem i fortë.

Në mesazhet e marra. 

“Kam marrë shumë mesazhe nga njerëz që nuk i njihja, është krenari për mua. Edhe mesazhi nga Interi tregon se jemi rivalë por kur ndodhin këto gjëra na bën të kuptojmë që jemi njerëz.”

Në momentin e ekipit.

 “Kjo është një periudhë disi e vështirë me humbje dhe fakte që duhet t’i përmirësojmë. Cilësia jonë dhe dëshira për të fituar nuk kanë humbur plotësisht. Qëllimi është gjithmonë i njëjti, duhet të bëjmë mirë në ndeshjen e së mërkurës dhe më pas të kthehemi me më shumë motivim se kurrë.”/ h.ll/albeu.com

 

 


Shtuar 20.12.2021 20:16