Forumi Ekonomik Botëror i Davosit është shtyrë për në fillim të verës për shkak të kushteve të reja të shkaktuara nga përhapja e variantit Omicron.
Në njoftimin e Forumit Ekonomik Botëror thuhet se kushtet mbizotëruese të pandemisë e vështirësojnë jashtëzakonisht shumë zhvillimin e takimit ndërkombëtar me prezencë fizike.
Pavarësisht zbatimit të protokolleve strikte shëndetësore, transmetueshmëria e variantit Omicron dhe efektet e tij kërkojnë shtyrjen e takimit ndërkombëtar të botës së biznesit dhe politikës që zhvillohet në Davos të Zvicrës, çdo janar, thuhet në deklaratë./albeu.com