Erjon Vishkulli, 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së djeshme për shkak se u godit nga një plumb gome të qëlluar nga Policia, ka pësuar hemorragji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të ditës së djeshme.
Sipas burimeve, operacioni është shtyrë për ditën e sotme ndërsa plumbi i gomës raportohet se nuk është hequr ende nga syri i të riut.
Të lidhura
None found
Pamjet nga vendngjarja, që u shpërndanë në mediat sociale, shkaktuan reagime të ashpra, ndërsa u kërkua hetim nga institucionet për shkak të dhunës barbare të policisë ndaj të rinjve që protestonin.





