Tottenham i Antonio Conte është zyrtarisht jashtëLigës së Konferencës. Ky është vendimi i UEFA-s, e cila i caktoi Spurs 0-3 në tavolinë kundër Rennes pasi nuk u gjet një datë e disponueshme për të rikuperuar ndeshjen e shtyrë fillimisht për shkak të rasteve pozitive me Covid në klubin anglez.
Si rezultat, Vitesse hyn në play-off si ekipi i dytë i renditur në Grupin G pas Rennes./albeu.com