Skandali me inceneratorët, Basha: Në një shtet normal kryeministri duhet të jepte dorëheqjen për aferën

Gjatë konferencës për media, kreu demokrat Lulzim Basha ka folur dhe për aferën me incenerastorët, ku u arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili përfitoi përmes faturave fiktive 3.7 milionë euro.

Basha tha se beteja e tyre për aferën e inceneratoëve është duke vijuar, derisa sipas tij të shkojnë para drejtësisë të gjithë të implikuarit.

Ai gjithashtu theksoi se, në një vend normal, kryeministri duhet të jepte dorëheqjen për këtë aferë.

“Çështja e inceneratorëve që për fat të keq me gjithë përpjekjet tona vazhdon dhe fshihet apo ngrin ka shumë vështirësi të transportohet, është çështja që duhet të kishim nëse do të ishim një shtet normal, të kishim një kryeministër të dorëhequr. Nuk do i ndalemi kësaj çështje. Pasi kemi depozituar në SPAK këtë aferë, do e çojmë këtë gjë deri në fund.

Mbështetja që i kemi dhënë këtij hetimi është arsyeja se përse kjo aferë u hetua. Nuk do të ndalemi derisa personi më i lartë në detyrë që sipas bindjes sonë është kryeministri, të japin përgjegjësi ndaj shqiptarëve. Kanë vjedhur paratë e mbledhura nga TVSH e ia kanë dhënë një grupi njerëzish. Në cilin vend ndodh kjo pa qenë përgjegjës kryeministri? Ndaj kësaj afere do i shkojmë deri në fund me të gjitha format e mjetet”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 18.12.2021 22:40