“RENEA dhe Garda në tarracën e PD, reagon Policia: Asnjë lidhje me akuzat

Policia e Shtetit është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se Edi Rama ka mbushur tarracën e PD-së me gardistë dhe forcat RENEA për mbrojtjen e Lulzim Bashës.

Në reagim thuhet se Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie dhe se nuk ka asnjë lidhje me akuzat.

“Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës.

Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trup të vetme në territorin e asaj partie.

Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik.

Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike.” thuhet ne reagim./albeu.com


Shtuar 18.12.2021 22:45