Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19 dhe një viktimë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar 13 persona, ndërkohë numri i rasteve aktive është 315.
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 1,978 persona.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, me dozën e dytë janë vaksinuar 776,635 persona ndërkohë që numri i dozave të administruara është 1,653,823./albeu.com