Ekipi i njohur mund të përjshtohet nga Seria A (FOTO LAJM)

Skuadra e Salernitanas që u rikthye këtë sezon në Serie A mund të përjashtohet nga kampionati italian.

Mediat në Itali kanë raportuar se arsyeja e përjashtimit të Salernitanas është se ende nuk ka asnjë ofertë për blerjen e klubit.

Aktualisht, njeriu që qëndron prapa klubit është presidenti i Lazios, Claudio Lotito, i cili formalisht e ka nën pronësi Salernitanan.

Mirëpo, në Itali nuk lejohet që një person t’i ketë nën pronësi dy klube në Serie A dhe Lotito është i detyruar ta shesë Salernitanan.

Nëse nuk gjendet një blerës deri më 31 dhjetor, atëherë Salernitana do të përjashtohet nga elita e futbollit italian.

Aktualisht, Salernitana zë vendin e fundit në Serie A, me vetëm tetë pikë të mbledhura pas 17 ndeshjeve të zhvilluara. /albeu.com/


Shtuar 15.12.2021 16:17