Hynë për të blerë alkool, sherri banal që çoi në vrasjen e 29-vjeçarit në Tiranë: Kush je ti?!

Janë zbardhur detaje nga konflikti me armë në Tiranë ku mbeti I vdekur shtetasi Jurgen Duka.

Burimet bëjnë me dije se sherri mes tyre ka nisur për pijet alkoolike brenda marketit.

Viktima një person me të kaluar kriminale, ishte me shokun e tij O.D kur hynë në market dhe aty nisën një konflikt me një person të panjohur, i cili nuk ka duruar gjatë pas debatit “Kush je ti e kush e jam unë” dhe e ka qëlluar, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima dhe autori kishin hyrë të dy me të njëjtin qëllim, të blinin pije alkoolike dhe më pas janë nxjerrë edhe armët.

Kamerat e sigurisë kanë mundur që të fiksojnë momentin e vrasjes, ndërkohë që autori është larguar me një makinë benz.

Policia po punon për identifikimin e tij, ndërkohë që prova më e fortë që kanë deri në këto momente janë pamjet e kamerave të sigurisë.

 


Shtuar 14.12.2021 09:13