Meta ktheu Buxhetin, lëvizja e fundit e mazhorancës për dekretin e Presidentit

Taulant Balla deklaroi se Grupi Parlamentar Socialist do të rrëzojë Dekretin e Presidentit për kthimin e Buxhetit të Shtetit 2022, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi buxhetit.

Sipas Ballës, “Buxheti 2022” mundëson vazhdimin e financimit të reformave, sigurimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike, forcimin e drejtësisë sociale dhe zgjerimin e paketës sociale për të gjithë shtresat në nevojë, si dhe sigurimin e investimeve të domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve strategjikë dhe ekonomisë së vendit.

Kujtojmë se tre ditë më parë, Presidenti Meta ka kthyer për rishqytim në Kuvend ligjin për “Buxhetin 2022”.

Sipas Metës, Buxheti në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial./albeu.com


Shtuar 13.12.2021 18:58