Basha: Berisha “paçavure”, e nisi karrierën politike me dy tesera të Partisë Komuniste në xhep

Kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-kryeministrit Berisha, pas hyrjes së tij në selinë e PD-së me mbështetës të tij.

Basha u shpreh se Berisha e nisi karrierën e tij politike si një ish-komunist, me dy tesera partie në xhep dhe po e përfundon si një i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.

“Berisha e nisi karrierën politike me dy tesera në xhep dhe po e përfundon si i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkaura. Ne nuk ndalemi përballë një paçavure që shoqërohet nga disa paçavure të tjerë”, është shprehur Basha.

Basha shtoi se Berisha po kërkon të rikthejë skemat e vitit të errët 97’ dhe sipas tij është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Ramës./albeu.com/