Basha paralajmëron Ramën, Metën dhe Berishën: Trekëndëshit të Bermudës po i vjen fundi

Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një konference për media ka folur për kryeministrin Edi Rama, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, të cilët i cilëson si “Trekëndëshi i Bermudës”

Ai ka paralajmëruar se Trekëndëshit të Bermudës po i vjen fundi.

“S’mund të mos shpreh keqardhjen time për rënien kaq poshtë të Berishës. Ky vit sdo përsëritet më kurrë, PD është e vendosur të lërë të kaluarën pas. Kemi ecur me gjyle nëpër këmbë, me hipoteka, por tani jemi të çliruar këto hipoteka qenkan të përbashkëta të trekëndëshit të bermudës, në brutalizimin e përbashkët me të njëjtin narrativë me të njëjtat gënjeshtra që hedhin njësoj të 3 protagonistët e trekëndëshit të bermudës por kjo as nuk e ndal as nuk e ngadalëson fundin e tyre por kjo na bën më të fortë të përshpejtojmë.

Aksioni ynë do të vazhdojë i plotë. Edi Ramës i them na ke patur dhe do na kesh përballë deri në ditën tënde të fundit. Me të gjitha format dhe mënyrat me aksionin tonë opozitar . Berishës i them me gjithë shfokusimin e energjive të demokratëve me tragji-komedinë tënde, i kthyer në një tub respirator për Ramën s’ia ke dalë, përveçse je bërë qesharak, në vend që të tërhiqeshe për të mbajtur respektin e demokratëve.

Pjesë të tjera të trekëndëshit të bermudës iu them nuk keni asnjë shans ta mbani Shqipërinë siç e doni juve. E keni vendin pa gjykata prokurori dhe polici. Anës dritës të paparë, anës detit të palarë. Trekëndëshi i Bermudës nuk ka shans që jeni pasuruar duke vjedhur miliardat. PD do e përmbys këtë politikë. Një karusel dhe një grusht njerëzish që ndërrojnë vendet mes njëri tjetrit për 30 vitesh, nuk do të mund ta merrni peng Shqipërinë. Një pas një brinjët do ju bien. Shqipëria do çlirohet nga Berisha dhe gorrillat e tij. Çdokush që shkel mbi sakrificat e demokratëve do marrë përgjigje pas 18 dhjetorit. Askush nuk do e marrë peng vendin, as Berisha që po përdoret nga Rama. Këshilli Kombëtar i djeshëm, na bëri të ditur se koha jote ka ngelur. Hiq dorë së qenurit tub oksigjeni. Ndale këtu përpjekjen tënde, çliroje atë pakicë që ke manipuluar””, tha Basha./albeu.com