Gjurmët e Sokol Olldashit e Azem Hajdarit, dy pjesmarrësit e veçantë në Kuvendin e Berishës (FOTO LAJM)

 

Ditën e  sotme në Kuvendin “Air Albania” u mbajt Kuvendi Kombëtar i PD, ku Berisha arriti të mbledhë 4934 delegatë dhe miratoi në parim statutin e ri të partisë duke e çuar atë drejt zgjedhjeve.

Në këtë Kuvend afër Berishës ishin dhe dy pjesmarrës shumë të veçantë për partinë Demokratike.

Mes të pranishmeve është para afër ish-kryeministrit edhe djali I Sokol Olldashit, Glauk Olldashi dhe djali i vogël i Azem Hajdarit.

Në radhët e demokratëve ka edhe emra të njohur të PD ndër vite për kontributin e tyre brenda partisë Tritan Shehu, Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Julian Deda, Floriana Garo, Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi etj.

Rikujtojmë se foltorja dhe Kuvendi Kombëtar u iniciua menjëherë pas shkarkimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD, vendim i cili erdhi pas shpalljes “non-grata” nga SHBA. /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 11.12.2021 14:49